Të veshur me bluza kuqezi, /Ja fotot nga momenti i gjetjes së dy turistëve që kishin humbur në Valbonë.Ndihmoi shumë qeni i policisë

Dy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë. Pas kërkimeve të shumta dhe intensive të Policisë së Tropojës, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.

Siç shihet dhe nga fotot turistët e veshur me bluzën e Shqipërisë, pozojnë të buzëqeshur me efektivët e policisë së Dretorisë Vendore të Kukësit, Zenel Kuçana dhe Rexh Byberi

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.

Njoftimi i Policisë paraditen e sotme:

Policia e Tropojës pas kërkimeve intesive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bënë të mundur gjetjen e dy turistëve.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.