Kafshimi ndaj Pogba mund t’i kushtojë Rudiger deri në pezullim

Dhëmbët në shpinën e Paul Pogba në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk u ndëshkua me karton dhe aksioni nuk u rishikua në VAR.Mbrojtësi gjerman u kap nga kamerat ndërsa i afrohej shpinës së Pogba dhe pastaj përkuli kokën para, duke tentuar ta kafshojë në fanellë.


Ndërsa futbollistët kanë një tendencë për t’i reklamuar ngjarje të tilla të dëmshme, Pogba nuk mundi të shihte se çfarë po i bënte Rudiger nga pas. Pasi ndjeu kafshimin, kërkoi reagim nga gjyqtarët e ndeshjes. Gjë që nuk erdhi.Një moment që kujtoi për të gjithë kafshimet e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanovic të Chelsea, kur vetë luante me Liverpool, më 2013. Një vit më vonë, Suarez kafshoi Giorgio Chiellini e Italisë në Kupën e Botës 2014.Vetë mesfushori francez, pati u përqafua në fund të ndeshjes me Rudiger, kërkoi të mbyllej këtu kjo çështje, të mos kishte asnjë pezullim për kolegun kundërshtar:


“Ne jemi miq, kjo nuk ishte asgjë e madhe. Unë mendoj se i keni parë fotografitë në TV, kjo çështje ka mbaruar, i përket së kaluarës. Nuk jam duke qarë për kartona të verdhë apo të kuq, që mund të jepeshin për veprime të tilla. Ai më kafshoi paksa, por e mbyll këtu këtë temë. Ne njihemi prej kohësh deklaroi Pogba.

Nuk përjashtohet mundësia që të analizohet prova televizive dhe mbrojtësi të marrë një ndëshkim deri në pezullim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.