Drita jeshile” e Parlamentit të Holandës/ Edi Rama përshëndet vendimin: “Mirënjohje! Shqipëria u zhbllokua”

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përshëndet vendimin e Parlamentit të Holandës për mbajtjen sa më parë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, për nisjen zyrtare të negociatave të anëtarëimit.

“LAJM TJETËR I MIRË. Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.