Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë gjatë ditës së sotme në Korçë,në lagjen nr. 9, pranë ish-Valutës ku drejtuesja e mjetit tip ‘Benz’ ka përplasur një qytetar i cili po ecte në trotuar. Mësohet se drejtuesja e mjetit, po përpiqej të parkonte mjetin e saj por ajo ka ngatërruar pedalin e frenit me atë të gazit dhe për pasojë, mjeti ka hipur mbi trotuar duke përplasur kalimtarin 47-vjeçar.Qytetari shihet i shtrirë ngjitur një bordure, ku më pas ka filluar të thërrasë me të madhe nga dhimbjet. Kalimtarët e rastit janë munduar t’i japin ndihmën e parë ndërkohë që ishin në pritje të ambulancës.
Ky i fundit është transportuar në spitalin e Korçës dhe prej andej u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i Policisë
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.
Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale”, njofton policia.
