Në portin e Durrësit u sekustruan 300 kg kokainë të cilat u pikasën në momentin kur një kamion po kalonte në skaner.Në pranga ka rënë shoferi 40 vjeçar banues në Maqedoninë e Veriut.Po ashtu bëhet e ditur se ditën e sotme drejtuesi i mjetit, kishte hyrë në vendin tonë nga Qafë-Thana dhe nesër do të nisej drejt Italisë ku destinacionin kishte Napolin
Dëshmia e shoferit, Nazif Ajrofski :Unë nuk kam lidhje me drogën, thjesht transportoj materiale ndërtimi.
Por gjatë kontrollit në vijën e dytë të pikës kufitare të Portit u vu re diçka e dyshimtë në trupin e mjetit, i cili më pas iu nënshtrua kontrollit të imtësimshëm.
Pasi u shkarkua malli, në trupin e mjetit u gjetën 40 pako, të cilat ishin ambalazhuar me logon e 6 kompanive të ndryshme, që nga skuadra e basketbollit e deri tek firma të njohura të modës.

