S’mund të presim deri në 2025”, Basha mesazh të fortë Kryesisë së PD:”Përballje me regjimin, me të gjitha format dhe mjetet”

Kryetari i Partisë Deokratike, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e Kryesisë, duke kërkuar që të lexohet qartë vullneti i demokratëve shprehur në zgjedhjet e 25 prillit.Sipas Bashës, demokratët duan që ata të vazhdojnë betejën për rrezimin e regjimit. Basha shtoi më tej se një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025.


“Demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci. Të lexojmë atë që është vullneti i demokratëve”.Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025,” tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.