Pas aksidentit tragjik që mori jetën e gjithë familjes Gushi të cilët po udhëtonin me mjetin e tyre drejt Vlorës në rrjetet sociale pati një bum reagimesh ku kërkohet zbardhja e ngjarjes dhe reagimi i menjëhershëm i qeverisë për faktin se cdo ditë bëhen shkelje rrugore dhe askush nuk ndëshkohet.Në rrjetin social Facebook ka reaguar përmes një postimi edhe gazetari Klodian Tomorri duke thënë se në rruget e vendit qarkullojnë të rinj me makina të shtrenjta që ecin me shpejtësi të palejuar dhe nga momenti në moment mund të marin jetë njerëzish.
Postimi i plotë:
“Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.
Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.
Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?
Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”
