Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kada re, ka qenë e ftuar nderi në qytetin e Durrësit në një mbrëmje kushtuar letërsisë dhe turizmit.Në një bashkëbisedim me shkrimtarin Bashkim Hoxha dhe publikun në sallën e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, autorja dhe përkthyesja Helena Kadare rrëfeu për jetën e çiftit në Paris. Ajo tregoi edhe se çifti i shkrimtarëve ka zgjedhur që të jetojë përfundimisht në Shqipëri.E lodhur nga jeta në Paris, i cili humbi shkëlqimin prej kufizimeve të pandemisë, autorja tregoi se tashmë e ndan jetën mes Tiranës dhe Durrësit. Qytetin bregdetar e ka zgjedhur si vendstrehim pikërisht në këto ditë vape përvëluese.
