Heshtje dhe lot/ Banorët e Patosit mblidhen për të përcjellë në banesën e fundit 4 pjesëtarët e familjes

Familjarët, të afërm dhe miq të familjes Gushi i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Eduartit, Silvanës, Anastasia dhe Evës; 4 anëtarëve të familjes që u shuan dje në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Nëna e Silvana Gushit dhe gjyshe e dy vajzave Anastasia dhe Eva u ka dhënë sot, gjithashtu, lamtumirën e fundit vajzës, mbesave dhe dhëndrit. Bashkëshorti dhe persona të tjerë e mbajnë nga krahët, ndërsa ajo vajton humbjen e të shtrenjtëve të saj.

“O lulet e nënës çfarë më bëtë”, dëgjohet të thotë ajo.

Ngjarja e rëndë ,tronditi mbarë opinionin publik,dhe te tilla ngjarje kerkojne nje reflektim te madh nga gjithsecili prej nesh qe ndodhet ne timon.

Për shkak të pamjeve të rënda, duke respektuar dhe dhimbjen e madhe të familjes, korcablog.com , ka zgjedhur të mos publikoje pamjet nga përcjellja për në banesën e fundit të familjes Gushi. Duke i shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtëve të tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.