Pengesat nga Covid-19/Vetëm 1200 tifozë udhëtojnë nga Italia në stadiumin “Wembley” sot

Italia do të përballet sot me Austrinë në “Wembley” të Londrës,ne orën 21:00. Mësohet se azzurrët lanë hotelin në orën 11:00, ku përfunduan edhe seancën e fundit në fushën Barnet (klubi i divizionit të pestë). Për të përfaqësuar në mënyrë ideale mbështetjen e një vendi të tërë, jashtë hotelit, kishte një grup tifozësh që inkurajuan Immobile, Insigne dhe shokët e ekipit.Megjithatë, nga Italia kanë udhëtuar vetëm 1200 tifozë. Shumë pak krahasuar me eventet e mëparshme. Pandemia ende kufizon lëvizjen. Sidoqoftë, këtyre tifozëve do t’u bashkohen italianët rezidentë në Angli, numër që nuk dihet pasi biletat janë shitur në Londër.


Formacioni pritet të jetë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonuçi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Mancini nuk është i prirur për surpriza.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.