Temperaturat e larta në vend kanë bërë që qytetarët shqiptarë të dynden në bregdet. Sezon i ri, avaz i vjetër. Ashtu si çdo vit, edhe këtë sezon turistik çmimet në jug kanë “fluturuar”, pasi pronarët e bizneseve synojnë të përfitojnë sa më shumë nga turistët që zgjedhin për të kaluar pushimet në bregdet. Një faturë aspak e zakontë vjen nga Himara, ku vetëm 1 sufllaqe kushton 6 mijë lekë të vjetra. Personat që e kanë publikuar faturën kanë konsumuar 2 sufllaqe, 1 pjatë patate të skuqura dhe 2 ujë, por kanë paguar 15.900 lekë të vjetra.

