Në Greqi janë shënuar 375 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid në 24 orët e fundit. Krahasuar me një ditë më parë kemi një ulje të rasteve, pasi të premten ishin 395, ndërsa sot 375. Edhe përsa i përket fataliteteve ka një ulje të fortë, 9 viktima më pak se dje.
Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët.
