FT Itali 2-1 Austri /Të kaltrit gjejnë forca në shtesë për te kaluar në Çerekfinale(VIDEO)

Italia është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020 në mënyrën e saj, mes vuajtjesh, duke bërë të harrohen shpejt fitoret e thjeshta të fazës në grupe. Përballë Austrisë, skuadrës së Mançinit i janë dashur shtesat dhe VAR që të siguronin një biletë mes katër ekipeve më të mira të turneut, duke fituar 2-1.” Ata’’ vijnë të favorizuar në letër pasi shorti i rezervoi një përballje mjaft komode në krahasim me sfidat e tjera.

Të kaltrit kane arritur që të gjejë rrugën e rrjetës pas 95 minutash në Wembley.Ata kalojnë në avantazh në shtesën e parë me një gol fantastik të Federico Chiesa-s, i cili kontrollon topin me të djathtën dhe më pas godet me të majtën.


https://twitter.com/korcablog/status/1408898269749592064?s=21

Pas një aksioni të gjatë dhe të rrëmujshëm në zonën e austriakëve, Pessina përfiton më së miri duke e dërguar në rrjetë.‘

https://twitter.com/korcablog/status/1408898781404352515?s=21

Austriakët do të shkurtonin diferencën në minutën e 114 me Kalajdzic, por vetëm kaq, pasi në fund ndeshja do të mbyllej me fitoren e italianëve.

https://twitter.com/korcablog/status/1408902377277739009?s=21

FT Itali-Austri 2-1
95′ Kieza, 105’+1′ Pesina / 114′ Kalajxhiç

Përballë Italisë në çerekfinale do jetë fituesi i çiftit mes Portugalisë dhe Belgjikës.

ITALIA (4-3-3): Donaruma; Di Lorenco, Bonuçi, Açerbi, Spinacola; Barela, Zhorzhinjo, Verrati; Berardi, Imobile, Insinje.

AUSTRIA (4-2-3-1): Bahman; Laoner, Dragoviç, Hintereger, Alaba; Shlager, Laimer; Baumgartner, Grilitsh, Sabitzer; Arnautoviç.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.