Në pikën kufitare Qafë- Thanë janë futur mbi 7 mijë shtetas të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ata jane shprehur se vijnë për të kaluar pushimet në qytetet bregdetare të vendit tonë. Gjatë 48 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut rreth 5000 shtetas më të shumtit vazhdojnë të përdorin vendin fqinj transit për të kaluar drejt Greqisë. Për të përballuar fluksin në rritje pala jonë në pjesën më të madhe të kohës punon me 6 sportele në hyrje dhe dalje sportele që shkojnë në 8 kur fluksi i lëvizjeve është më i madh kryesisht në orët e para të mëngjesit.
