Një cift është sulmuar në qytetin e Korcës, në tentativë për tu grabitur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (27 qershor) rreth orës 22:30 në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targë AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person ju është afruar me qëllim për të grabitur çiftin, por drejtuesi i mjetit është larguar me vrap dhe ka njoftuar policinë.Edhe autori është larguar në drejtim të paditur me qëllim që të mos kapej nga efektivët, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.Në komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje.

