Një aksident rrugor sapo ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është aksidentuar një fugon i mbushur me pasagjerë. Mësohet se është përplasur me një tjetër automjet që po qarkullonte.Ndërsa deri më tani raportohet se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.Gjithsesi, aksidenti ka shkaktuar mjaftueshëm trafik në rrugë duke krijuar rradhë të gjata makinash në korsinë ku po lëvizte. Pritet që policia të mbërrijë dhe të zbardhë më tej rrethanat e ngjarjes.
