Aksident i rëndë në Prenjas / Humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrajcë të Prrenjasit. Mesohet se viktime e aksidentit ka rënë qytetari Zeqir Lleshi, i cili po drejtonte mjetin bujqësor tip zetor në kohën e aksidentit.Si pasojë e përplasjes me automjetin, zetori i Lleshit ka përfunduar në kanal, ku edhe ka ndërruar jetë ky i fundit.Pas aksidentit tragjik, drjtuesi i automjetit, Xhevahir Dashi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.Ndërkohë, shërbimet e policisë po kryejnë veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.