Shkoi tapë në lokal dhe duke bërtitur, i riu në Drimadhes qëllon kamerierin pasi i kërkoi të ulte zërin

Drimadha (Dhërmi) nuk gjen qetësi gjatë natës së kaluar. Pas djegies së shezlongëve të një biznesi ku dyshohet për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar ku është qëlluar me pistoletë manovër.


Policia raporton se një i ri i moshës 28-vjeçare me iniciale H.F është konfliktuar fizikisht me dy persona me inicialet D. D. dhe O. T.,ai në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, i riu në gjendje të dehur, dje rreth orës 20:00 ka nisur të konfliktohet me kamarieren e lokalit. Ai është rikthyer me një armë të cilën ua ka drejtuar kamariereve dhe pushuesve dhe më pas ka hapur zjarr në ajër.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.