Kylian Mbappe ka reaguar menjëherë pasi Franca u skualifikua nga Euro2020. Ylli i PSG kërkon falje për penalltinë që humbi, ndërsa falenderon tifozët që e kanë mbështetur. 23-vjeçari ka postuar dy foto ku tregojnë zhgënjimin e tij, ndërsa shkruan:
E vështirë të kthesh faqen pas. Dhimbja është e madhe pas skualifikimit. Kërkoj ndjesë për penalltinë. Doja ta ndihmoja skuadrën por dështova. Do jetë e vështirë të fle, por fatkeqësisht edhe sporti ka ulje- ngritje. E di që i kam zhgënjyer tifozët, por sërish doja ti falenderoja për mbështetjen dhe që besuat tek ne. E rëndësishmja është që të jemi më të fortë herën tjetër. Urime Zvicrës dhe i uroj fat.”
