Tifozët kanë ironizuar Cristiano Ronaldon, kur mesfushori Granit Xhaka dje u pa duke pirë Coca-Cola para penalltive ndaj Francës.Veprimi i Ronaldos në konferencë për media kur largoi dy shishe Coca-Cola është bërë viral.
Ndërkohë, tifozët kanë bërë shaka me CR7 duke e lidhur me situatën e Xhakës.

“Xhaka luan për 120 minuta dhe pastaj merr Coca-Cola. Shiko Ronaldo. Lojtarët elitarë i pëlqejnë këto gjëra”.
“Vetëm nëse Cristiano Ronaldo do pinte Coke, ai do ishte në Euro. Shikoni Xhakën që ndihet shumë i qetësuar me Coke”.
“Jeni duke më thënë se Xhaka zhvilloi 120 minuta dhe pastaj mori Coke derisa motivonte bashkëlojtarët të mposhtin Francën në penallti. Çfarë legjende”.

“Ronaldo pi ujë, Xhaka pi coke, vetëm njëri prej tyre është në çerekfinale”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve.
