Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë firmosur disa vendime, për lëvizje në rang zëvendësministrash.Kështu është liruar nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.Po ashtu lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Si Xhafaj ashtu edhe Koçi në shtator hyjnë në Kuvend, pasi u zgjodhën deputetë në qarkun e Tiranës dhe Fierit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë u firmos emërimi si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Megi Finos, vajza e të ndjerit Bashkim Fino.


