Nard Ndoka: S’kam marrë kurrë një gjobë si shofer! 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale derisa ta blejnë vetë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, një nga deputetët që nuk do të jetë më në parlament duke filluar nga shtatori, ka folur sot në emision në Report tv lidhur me rrezikun nga a rmët dhe aksidentet që shkaktohen në vend.Lidhur me këto të fundit ai ka treguar se është një shofer shumë i rregullt dhe se deri tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë.

Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.

“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një ftesë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj. Këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka për Report TV.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.