Tragjedi! Mbytet anija në brigjet italiane, vdesin 7 migrantë, mes tyre edhe një grua shtatëzanë

Një varkë është përmbysur 5 milje nga Lampeduza në Itali, ku për pasojë kanë humbur jetën 7 migrantë, mes tyre 4 gra, njëra prej të cilave shtatëzanë. Mësohet se ekipet e shpëtimit gjetën 46 të mbijetuar, ndërsa 9 janë deklaruar të humbur.

Vijojnë kërkimet në det. Ndërsa e gjithë kjo situatë po bëhet problematike. Mediat shkruajnë se një natë më parë, 256 migrantë mbërritën në ishull, duke filluar nga ora 3:30, me katër varka të ndryshme. Tre anije u shpëtuan në det të hapur, e katërta me 6 tunizianë në bord, arriti të mbërrinte, rreth orës 7:00, direkt në port. Po dje kishte 4 zbarkime në ishull me gjithsej 136 persona.

Burimi :quotidiano.net

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.