Sot do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të EURO 2020. Në orën 18:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut do të zhvillohet takimi mes Zvicrës dhe Spanjës. Spanjollët duken të frikësuar nga Zvicra që shkatërroi Francën, duke e lënë jashtë Europianit.
Në ndeshjen Spanjë- Zvicër, kapiteni i skuadrës për Zvicrën do jetë Xherdan Shaqiri, pasi Xhaka nuk do luajë, për shkak të kartonave të verdhë. Për këtë vendim të marrë, Shaqiri ka folur për mediat.

Xherdan Shaqiri :“Jam shumë krenar që drejtoj skuadrën në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe dua të tregoj aftësitë e mia dhe ta ndihmoj ekipin. Ne kemi treguar që nuk dimë vetëm të mbrohemi, por edhe të shënojmë më shumë se një gol.

Ndërkohë ndeshja e dytë do jetë mes Italisë dhe Belgjikës.

Kjo e fundit ka surprizuar të gjithë në paraqitjen në këtë kampionat. Loja do nisë në orën 21:00. Fituesit do përballen me njëri- tjetrin, për finale.
Ndeshjet e dy çifteve tjera do luhen të shtunën
ÇEREKFINALET E SOTME –
ZVICËR-SPANJË | 18:00
BELGJIKË-ITALI | 21:00
