Eranda Libohova/ Ja kënga që dua ta fshij nga repertori,jam penduar (Video)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eranda Libohova ka treguar për herë të parë se urren një këngën e saj. Në një intervistë tek Rudina Magjistari, këngëtarja tregois e bëhet fjalë për këngën “Më nga mu”.

“Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”. Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër.


Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti…”, tha ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.