Thellohen hetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë, zbulohet një pistë tjetër përse piloti ‘hoqi qafe’ gruan. Dyshohet se ajo kishte mësuar…

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi, nga bashkëorti i saj. Mediat greke shkruajnë se, dyshohet se Babis Anagnostopoulos mund të ketë qenë një trafikant droge i cili furnizonte kartelet. Sipas mediave, referuar prokurorisë, e reja mund të ketë mbetur viktimë sepse zbuloi aktivitetin e bashkëshortit të saj.


Pavarësisht profesionit si pilot, Anagnostopoulos mund të ketë pasur një burim tjetër alternativ të ardhurash. Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, David i cili thotë se janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës.

“Policia greke dyshon se Babis Anagnostopoulos e vrau gruan në mënyrë që t’i “mbyllte gojën” kur nëna e re zbuloi se ai po e përdorte helikopterin e tij për të transportuar drogë” shkruan “Mirror”.

Një tjetër burim i tha “The Sun” se kohët e fundit piloti po e mbikëqyrte gruan e tij dhe madje kishte instaluar një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj celular për të kontrolluar lëvizjet.

Piloti ka mohuar akuzuat, por edhe thashethemet për përfshirjen e një personi të tretë në marrëdhënien e tij me Caroline.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.