Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se autoritetet e Policisë Greke kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi.Për të kaluar kufirin mbetet vendimi për rapid test ose PCR, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe detyrimi i plotësimit të formës PLF jo më vonë se 24 orë para udhëtimit. Pika kufitare e Kapshticës u hap një ditë më parë dhe do të funksionojë 24 orë, ku hiqet limiti prej 400 personash.
“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr
Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, njoftojnë autoritetet.
