Një prej tyre është dhe Agustin Deda, i cili ka qenë shoqërues i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.I shpallur në kërkim për trafik droge, Agustin Deda thotë për News24 se ai është i shokuar nga akuzat e SPAK, pasi kurrë nuk është marrë me trafik droge, madje ka 3 vite që punon në ndërtim jashtë Shqipërisë.
Agustin Deda: Unë jam i shkuar nga akuzat që ka ngritur SPAK ndaj meje, sepse unë kam 3 vite që nuk ndodhem në Shqipëri. Por do vij aty dhe do përballem me drejtësinë, pasi unë nuk kam gisht, nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal dhe nuk kam marrë pjesë në aktivitete kriminale. S’kam bashkëpunuar me askënd për trafik droge. Unë do vi të dorëzohem që të sqaroj pozicionin tim. S’kam frikë nga askush dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Unë punoj në ndërtim jashtë vendit.
