Kreshnik Cermjani, 36-vjeç nga Kosova, ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me një SUV teksa ishte me motor me gruan e tij, Ermira Cermjani.Kjo e fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Ngjarja ka ndodhur në Calgary të Kanadasë.Policia njoftoi se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. I ndjeri kishte tre fëmijë në moshën 11, 14 dhe 16-vjeçare.

Dy vëllezërit punonin në Kanada si bojaxhi. Që të dy u vendosën në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova për një jetë më të mirë.
