Ishte zhdukur prej dy ditësh nga Durrësi/ Gjendet në Sarandë në rrethana misterioze 12-vjeçari

Gjendet pas dy ditësh 12-vjeçari i zhdukur nga Durrës. I mituri Ronaldo Tanushi ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, teksa sot emisioni “Me zemër të hapur” në News24 i është kushtuar plotësisht kërkimeve për 12-vjeçarin. pas thirrjeve të babait të tij Gazmendit, 12-vjeçari është gjetur në Sarandë. Babai tha në një lidhje telefonike se sapo e kishte marrë informacionin, teksa në rrugë për në Sarandë, ai nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai.

Edhe shefi i policisë së Sarandës Syrja Bellaj konfirmoi gjetjen e djalit.

“Është në gjendje të mirë, po shoqërohet në Komisariat për t’u intervistuar dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Është vetëm djali”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.