Sot në orën 21:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në “Wembley” ku Italia do të luajë kundër Spanjës për të prerë një biletë për finalen e madhe të Kampionatit Europian.Azzurrët” kanë lënë pas zhgënjimin e tyre ku në 2018 nuk arritën që të kualifikoheshin në Kupën e Botës, por sot nën drejtimin e Roberto Mancinit Italia është bërë e pathyeshme prej 32 ndeshje radhazi.
Italia ka mbërritur deri në gjysmëfinale duke bindur shumë më shumë sesa Spanja, nisur nga loja e ofruar, por edhe nga rivalët që ka pasur përballë.Ndaj, kompanitë e basteve shohin sërish favoritë “Azurrët” për të avancuar më tej, me një koeficient 2.4.Ndërkohë, suksesi i Spanjës kuotohet 3.1, ndërsa shtesa e mundshme 3. 3-fishon shumën e parave.

Italisë iu dha një goditje e madhe pasi Leonardo Spinazzola u dëmtua rëndë duke mbyllur në këtë mënyrë Kampionatin Europian. Por ja si ndryshon formacioni i Italisë.
Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Formacioni i mundshëm i Spanjës (4-3-3): Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo

