Tërhiqet Kuvendi/ Gazetarët fitojnë betejën, do të lejohen të qëndrojnë fizikisht në Komisionet Parlamentare

Vetëm një muaj pasi u bë e ditur se gazetarët nuk do të lejoheshin më brenda ambienteve të komisioneve parlamentare, Kuvendi është tërhequr. Me shkresën e firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, gazetarët do të vijojnë t’i ndjekin komisionet parlamentare. Gjithashtu operatorët do të mund të regjistrojnë plane në 5 minutat e para të fillimit të mbledhjes.

Në fillim të muajit qershor, Kuvendi vendosi përjashtimin e gazetarëve nga komisionet parlamentare dhe se ata mund t’i ndiqnin mbledhjet përmes transmetimeve me audio dhe video. Kjo pasoi një sërë protestash nga gazetarë të televizioneve dhe shtypit të shkruar të cilët firmosën një draft-kërkesë, dhe ia dërguan Kuvendit, ambasadave, OSBE-së, Avokatit të Popullit, Kryeministrisë, dhe Presidentit. Ata e konsiderojnë vendimin si cenim të punës së tyre, transparencës dhe kundër interesit të publikut.


Like this: