Gjaku lahet me gjak”, mesazhi tek vendi ku u vra brutalisht 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca

Gjaku lahet me gjak”. Ky është mesazhi i lënë mes luleve të vendosura në parkimin e një qendre tregtare në “La Favorita”, në Mantova të Italisë, vendi ku javën e shkuar u vra brutalisht 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca, ndërsa 35-vjeçari italian Pierfrancesco Ferrari përfundoi në koma.


Të dy u sulmuan me shkopinj bejsbolli e shufra hekuri. Ata u tërhoqën në një cep ku nuk kishte kamera, rreth orës 3 të natës, duke bërë që autorët e këtij sulmi të enden të lirë.La Repubblica, shkruan se mesazhi që aludon për një hakmarrje të mundshme ndaj grupit që fshihet pas këtij k rimi, i është dorëzuar karabinierëve që së bashku me prokurorinë po hetojnë ngjarjen.Në vendngjarje autoritetet mësohet se gjetën veshje të mbuluara nga g jaku, që nuk i përkasin të rinjve, dhe që janë çuar për ekzaminim. Nga këto rroba hetuesit shpresojnë që të mund të bien në gjurmët e autorëve. “Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruan e përditshmja italiane.

Sa i përket motiveve që çoi në këtë sulm barbar që i kushtoi jetën të riut shqiptar, media italiane shkruan se hetuesit janë ngurues për ta përcaktuar sulmin si një larje të mundshme hesapesh për shpërndarjen e drogës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.