Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit. E reja, Anisa Gjini i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa pas konfliktit me të shoqin.Nga burimet zyrtare bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë bashkëshorti, shtetasi Alfred Gjini.
Njoftimi i Policisë :
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
