Video epike/ “E ti kush dreqin je?” Punonjësja e sigurisë nuk e njeh Bonuccin, e ndalon të futet në fushë

Skena surreale në fund të gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës e cila i dha të kaltërve kualifikimin për në finalen e së dielës në Wembley. Bonucci shkoi të festojë nën kthesën e tifozëve italianë, por një punonjëse e sigurisë e ngatërroi me një tifoz që mezi priste të hynte në fushë dhe u përpoq ta ndalonte. Ajo nuk e njohu mbrojtësin e Juventusit ,derisa e pa mirë në fytyrë. Bonucci filloi të qeshë dhe në fund i dha një përqafim zonjës që po kryente punën e saj.


Edhe vetë Bonucci u trondit nga ky veprim i saj!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.