Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacientë vijojnë luftën me sëmundjen në spitalet COVID në vendin fqinj. Të martën në Greqi u shënuan 1797 raste të reja dhe 8 viktima. Rritja nga 24 orët e kaluara është e vogël, por autoritetet i shqetëson më shumë trendi i ditëve të fundit që pas hapjes së pikave doganore për sezonin turistik dhe mutacioni Delta.
