“Martohem në fund të korrikut”, zyrtarja e Bashkisë Lushnjë kërkon mëshirë në gjykatë

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjës, është njohur sot me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga togat e zeza të GJKKO-së. Ajo i ka kërkuar trupës gjykuese që t’ja heqë këtë masë sigurie pasi do të martohej këtë muaj.

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender. Pavarësisht arsyes, GJKKO e ka refuzuar kërkesën e zyrtares Simoni, e cila akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.Kolegët e saj Xhemal Hasko, Margarita Gjermeni dhe Andri Nusho u lanë gjithashtu me “arrest shtëpie”, ndërsa kryebashkiaku Fatos Tushe dhe gjashtë të tjerë u lanë në “arrest me burg”.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.