Dje ,Kombëtarja e Anglisë ka arritur te fitoje ndaj asaj të Danimarkës me rezultat 2:1 në fazën e penaltive. Si rrjedhojë, Anglia fitoi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet këtë diel në Wembley Arena në Londër. Kualifikimit të Kombëtares Angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton dhe punon në Angli.

Po vjen në shtëpi”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar – aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

Dua është e lindur dhe rritur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, teksa për disa vite me radhë në periudhën e adoleshencës, ka jetuar në Kosovë së bashku me familjen e saj.
https://www.instagram.com/p/CRCgkLPMq0o/?utm_medium=copy_link
