Shkaktoi aksidentin me 2 viktima /Gjykata e Elbasanit dënon me 4 vite burg shoferin alkolist, nëna e viktimës: “Jeta e tyre vlejti vetëm…

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite burg, Behar Pemën i cili në shtator të vitit të kaluar përplasi një makinë ku udhëtonin 4 vajza, dy prej të cilave humbën jetën. Vendimi u shpall sot nga Gjykata e Elbasanit për autorin i cili i mori jetën Lusinda Garunjës dhe Zheneta Qallias. Lidhur me këtë vendim ka reaguar nëna e një prej vajzave.


Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ngjarjen e lanë në dorë të drejtësisë por jeta e dy vajzave vlejti vetëm 4 vite.

Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte… E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin… Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone!!!!!” – shkruan ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.