Nuk ndalet SPAK/ Arreston 8 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin 25 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit

SPAK ka bastisur gjatë natës banesat e 8 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të dyshuar për abuzime me tenderat e Policisë së Shtetit dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.Kontrollet me urdhër të SPAK, janë kryer në Tiranë. Disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat .


Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera.

Tenderi, i cili është me vlerë 25 milionë euro dhe u denoncua nga opozita, është mbajtur gjatë vitit 2020 dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO).

Mësohet se të arrestuarit, janë:

1 – Edlira Naqellari – Arrest në shtëpi

2- Kreshnik Bejkaj – Arrest në burg

3- Ani Omuri – Arrest në burg

4- Klevis Hasani – Arrest në burg

5- Anisa Bogdani – Arrest në burg

6- Flutura Çekrezi – Arrest në burg

7- Fatmir Demneri – Arrest në burg

8- Gëzim Mingaj – Arrest në burg

9- Mariglen Buzali – Arrest në burg

Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.

Edlira Naqellari 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Edlira Naqellari

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.