E rëndë/ Po lahej në liqen, humb jetën 60-vjeçari

Një 60 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Sarandë. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Njoftimi i Policise :

“Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Like this: