Trofeu shkon në Romë! Italia kampione e Euro 2020! Të kaltrit e Mançinit triumfuan me penallti ndaj Anglisë… Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.
Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.
https://twitter.com/korcablog/status/1414378394674995201?s=21
Është Kapiteni i Italisë, Xhorxho Kielini, ngriti në qiellin e Londës, trofeun e Europianit, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve italianë kudo nëpër botë. Në moshën 34 vjeç e 71 ditë, mbrojtësi legjendar, bëri realitet një nga ëndrrat më të mëdha në karrierën e tij, teksa së bashku me shokët e skuadrës dhe në krye arkitektin Mançini, rikthyen në majën e futbollit Europian, Italinë, që prej vitesh kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm.
FT: ITALI-ANGLI 1-1
Bonuçi 67′ / Shou 2′
PENALLTITË:
7′ Gjuan Bernardeski- shënon!
6′ Gjuan Rashford- topi përplaset në shtyllë!
5′ Gjuan Bonuçi- shënon!
4′ Gjuan Meguajër – shënon!
3′ Gjuan Beloti- pret Pikford!
2′ Gjuan Kejn- shënon!
1′ Gjuan Berardi – shënon!

