Italia kampione e Evropës. Azzurri kapërceu Anglinë me penallti në Wembley, duke ngritur kupën për herë të dytë në historinë e saj. Në fund të ndeshjes, trajneri Roberto Mancini foli për mikrofonat e Rai Sport: “Ne ishim mirë sepse reaguam pas golit të pësuar! Kaluam në vështirësi, por më pas e dominuam lojën. Djemtë ishin të mrekullueshëm”.

Ndeshje e vështirë por në fund të fundit triumf?
‘’Djemtë ishin të mrekullueshëm. Ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë italianët dhe të gjithë tifozët tanë. Jemi shumë të kënaqur. Shpresoj të festojnë dhe në rrugë. Jam shumë i kënaqur me këta djem.
Fituat dhe luajtët mirë?
“Nuk kam fjalë për ta, ky është një grup i mrekullueshëm. Ndeshja u bë shumë e vështirë për shkak të rrjedhës që mori, por pastaj ne dominuam. Pastaj në penallti duhet të keni pak fat dhe më vjen keq edhe për anglezët. Ekipi është rritur shumë, unë mendoj se si mund të përmirësohemi akoma.
Në rrugët e Italisë, a e imagjinoni se çfarë po ndodh?
“Shpresoj të festojnë.”
——Italia e mbylli “Euro 2020” pa asnjë humbje. Seria e rezultateve pozitive shkoi tashmë në 34 ndeshje. Një “rrul” i vërtetë kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini, që “shtyp” këdo që i del përpara.

