Makina ndahet më dysh /Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, duhet të kesh vërtet shumë fat që t’i shpëtosh këtij aksidenti të frikshëm

Aksident horror në rrugën Thumanë-Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur. Makina tip “Volkswagen” me drejtues të riun A.B.,23 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën metalike në anë të rrugës. Bordura metalike, hyri në mes të automjetit, por fatmirësisht shoferi shpëtoi. Ai mori vetëm disa plagë të lehta në pjesën e kokës dhe u transportua për në spital. Ky shofer mund të quhet edhe, njeriu më me fat për momentin, pasi aksidenti është me të vërtetëm e përmasa të frikshme.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.