Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i përgjumur, familja po kthehej nga Greqia

Mëngjesin e sotëmë është shënuar një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzmadh, rreth orës 07:15.Sipas policisë, shoferi Maks Hebeja, 46 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Kryefamiljari, është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se familja po kthehej nga Greqia për në Patos dhe dyshohet se ka qenë përgjumja shkaku pse 45-vjeçari humbi kontrollin e makinës.

Sipas informacioneve të para, gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime. Ata të gjithë janë në spital, ku po marrin kontrollet e nevojshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.