Tragjike/ Do të martohej në Gusht,ndrron jete në Itali 19-vjeçarja Daniela Gjoka

Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj. Daniela mësohet se do të martohej në muajin Gusht të këtij viti, por ajo ngjarje fatkeqe e së dielës së kaluar ka prerë në mes ëndrrat e saj, dhe ka lënë në dhimbje të papërshkrueshme familjarët.


Alketa Gjoka së bashku me tre fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjitha ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 5-litërshe në hotelin në pronësi të familjes Gjoka në zonën e Velipojës, teksa Alketa kishte tentuar të bënte kafen e mëngjesit, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin ende në gjumë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.