Zyrtare/ Dejvi Bregu largohet nga Teuta, firmos në Turqi

Dejvi Bregu i ka dhënë lamtumirën klubit të Teutës. Sulmuesi vlonjat largohet pas një sezoni ku fitoi titullin me durrsakët dhe u shpall golashënuesi i Superiores.
Lajmin për largimin e bëri të ditur vetë sulmuesi nëpërmjet një postimi në ‘’Instagram’’ duke falënderuar skuadrën, stafin, tifozët dhe presidentin e klubit.
Bregu ishte lojtari më i rëndësishëm i ”Djemve të detit” në fitimin e titullit duke realizuar 16 gola gjatë gjithë kampionatit.

Postimi i Dejvi Bregut:


Pas 1 viti të mbushur plot me emocione që nuk do i harroj kurrë mbyllet një cikël shumë i bukur për mua me ekipin e Teutes. Me gjithë zemër dua të falenderoj presidentin z.Hasanbelliu për respektin e treguar ndaj meje, stafin teknik për përkushtimin e tyre dhe të gjithë lojtarët e shokët e mi që besuan në çdo moment për objektivin e shpalljes kampion që sot është bërë realitet.
Shpresoj të kemi sjell sado pak lumturi për tifozat e këtij klubi pas kohëve të vështira në qytetin e Durrësit vitin e kaluar…Ky titull shkon për ju pas 27 viteve pritje !E meritoni

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.