Kupa mbërrin në Romë/Kombëtarja italiane pritet me emocione të forta….duartrokitje dhe brohoritje

Kupa e Europës 2020 mbërriti në Romë. Faqja zyrtare e kombëtares Italiane ka publikuar foto nga momenti i parë kur tekniku Roberto Mançini bashkë me Chiellinin mbajnë kupën në duar.Kur Mancini dhe Chiellini u shfaqën në majë të shkallëve të avionit në Fiumicino, një zhurmë shpërtheu midis operatorëve që u mblodhën nën aeroplan me duartrokitje dhe brohoritje.

Bonucci këndoi “Ne jemi kampionët e Evropës”. Por nuk mungojnë fotot suvenire dhe falënderim për të gjithë Azzurrët, të cilët u shfaqën entuziastë dhe të prekur.

Për t’i mirëpritur një banderolë e madhe e Aeroportit të Romës me fjalët «Grazie azzurri». Lojtarët dhe stafi u morën nga avioni dhe hipën në autobus, i cili më pas u largua nga aeroporti romak në 6.30 në mëngjes, në drejtim të hotelit.

Sot ekipi kombëtar pritet në Quirinale në orën 17 nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, i cili ishte i pranishëm dje në stadiumin London Webley dhe më pas në 18:30 nga Kryeministri Mario Draghi në Palazzo Chigi.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.