Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.
Është Kapiteni i Italisë, Xhorxho Kielini, ngriti në qiellin e Londës, trofeun e Europianit, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve italianë kudo nëpër botë. Në moshën 34 vjeç e 71 ditë, mbrojtësi legjendar, bëri realitet një nga ëndrrat më të mëdha në karrierën e tij, teksa së bashku me shokët e skuadrës dhe në krye arkitektin Mançini, rikthyen në majën e futbollit Europian, Italinë, që prej vitesh kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm.
https://twitter.com/korcablog/status/1414378394674995201?s=21
