Djali i ish-zv/drejtorit të policisë Erzen Breçani nuk do të rikthehet në qeli. Pavarësisht se i këputi këmbën me makinë një vajze 23-vjeçe, e cila po ecte në trotuar në zonën e Kinostudios, Jehon Breçani do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Djali i ish-zv/drejtorit të policisë Erzen Breçani nuk do të rikthehet në qeli. Pavarësisht se i këputi këmbën me makinë një vajze 23-vjeçe, e cila po ecte në trotuar në zonën e Kinostudios, Jehon Breçani do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Breçanin nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Por ditën e sotme, gjykata e Apelit në njoftimin për mediat thekson se “referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.
Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin”. Ngjarja e rëndë shkaktoi mjaft reagim publik pasi arroganca dhe pakujdesia e të rinjve të pasur me makine luksoze në rrugët e Shqipërisë është duke rrezikuar çdo ditë jetën e qytetarëve.
